Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka dërguar një mesazh të fortë solidariteti për qytetarët e Qipros, gjatë hapjes së seancës plenare të marsit.
“E dimë që njerëzit në Qipro janë të shqetësuar dhe dua të jem krejtësisht e qartë: Ju nuk jeni dhe nuk do të jeni kurrë vetëm”, tha Metsola.
Ajo theksoi se “solidariteti evropian është real, i prekshëm dhe qëndron pranë jush. Do të dërgojmë mesazhin më të qartë se Evropa qëndron e fortë dhe e bashkuar. Sepse siguria e Qipros është siguria e Bashkimit Evropian”.
Presidentja e Parlamentit Evropian shtoi se çdo kërcënim ndaj shteteve anëtare është i papranueshëm dhe nënvizoi se Evropa vepron gjithmonë si një e tërë kur vendosmëria e saj vihet në provë.
“Çdo kërcënim kundër shteteve anëtare është absolutisht i papranueshëm dhe, kur vendosmëria jonë të vihet në provë, do të shohim, siç e shohim tani Evropën duke vepruar si një e tërë”, theksoi ajo.
