Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha tregon orën kur do mblidhen protestuesit para Kuvendit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Foltoren e kësaj të hëne zbuloi edhe orën e protestës së 12 marsit.

Protesta do të mbahet në orën 10:00 para Parlamentit të Shqipërisë.

“12 Marsi është një ditë e madhe, është dita e përmbysjes së narko-regjimit. Në orën 10 para Parlamentit, ti japim Ramës përgjigjen e merituar”, u shpreh Berisha.


Shtuar 9.03.2026 18:59