Një turiste e huaj ka rënë pre e një grabitjeje në zonën e Lungomares në Vlorë, ku i është marrë me forcë nga qafa një varëse floriri.
Sipas njoftimit të policisë, autori i cili tashmë është identifikuar i ka tërhequr me dhunë varësen nga qafa turistes dhe është larguar menjëherë me vrap nga vendngjarja.
Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive në zonë për kapjen e autorit.
Blutë e qytetit po vijojnë punën për arrestimin e tij dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
