Loredana dhe Noizy po vijnë me një bashkëpunim? Fotografia që ngjalli aludime të shumta

Reperja e njohur Loredana Zefi, ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke ngritur aludime të shumta për projektin e saj të radhës.

Artistja ka publikuar një kolazh fotografish në një studio muzikore, derisa në një prej imazheve të saj shfaqet reperi Noizy.

Kjo ka ngritur aludime të shumta që një bashkëpunim mes dyshes është i mundshëm, duke lënë hapur interpretime të shumta nga publiku.

Në rast se dyshja po vijnë me një këngë së bashku, kjo nuk do të ishte hera e parë, duke qenë se ata kanë pasur një bashkëpunim edhe më herët.

Loredana është për momentin një ndër artistet më të përfolura në shtypin rozë, për shkak të zhvillimeve të fundit, që kanë përfshirë atë dhe ish-bashkëshortin e saj, reperin Mozzik.

Krahas kësaj reperja është tejet e pëlqyer me një audiencë tejet të gjerë për shkak të zërit dhe stilit të saj unik në muzikë


Shtuar 3.03.2026 19:31