Më 9 mars 2026, do të nisë gjyqi për dosjen e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Mësohet se gjyqtarja Engjellushe Tahiri, ka caktuar seancën e parë të themelit në orën 09:30.
Kryesuese do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy realtorët do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.
Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme, vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Erion Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje.
Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Shumica e akuzave, është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, njëjtë si Erion Veliaj.
Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave.
Ndërsa biznesmenët e përfshirë në dosje, akuzohen për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash.
