Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se fushata e përbashkët SHBA-Izrael kundër Iranit, synon të krijojë kushtet që iranianët të përmbysin udhëheqjen e tyre, duke shtuar se ky moment po afron.
“Ajo ditë po afron. Dhe kur të vijë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë atje, së bashku me popullin iranian. Dhe është e rëndësishme që populli iranian të jetë atje me ne. Varet prej tyre; ne do të jemi atje”, u tha Netanyahu gazetarëve në një fjalim televiziv gjatë vizitës së tij në një vend të goditur nga një raketë iraniane.
Që kur Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën sulmet e tyre të para kundër Iranit të shtunën, Netanyahu ka thënë se është koha që iranianët të “hedhin poshtë zgjedhën e tiranisë” dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump u ka thënë atyre të “marrin mbrapsht vendin e tyre”.
