Protesta marshim e opozitës është zhvendosur nga kryeministria në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në drejtim të drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ndërkohë gjatë marshimit, pranë piramidës protestuesit kanë hedhur edhe bomba molotov.
Protesta e sotme e opozitës është ndryshe nga 4 të tjerat, pasi nuk ka fjalime nga përfaqësues të opozitës.


