Protesta e thirrur nga opozita është pa fjalime nga drejtuesit politikë, ndërsa pjesëmarrja është karakterizuar nga prania e grupeve të të rinjve, disa prej tyre të veshur me kapuçë të zinj dhe të pozicionuar në radhët e para të tubimit.
Protestuesit shfaqen duke mbajtur pankarta me mesazhe të drejtpërdrejta kundër Belinda Ballukut.
Forca të shumta policie kanë qenë të pranishme në perimetrin e protestës për të garantuar rendin dhe sigurinë.

