“Po mendoja për ty mbrëmë”, publikohen bisedat intime të Misse Beqirit me Jeffrey Epstein, e para shqiptare në kontaktet me të

Modelja shqiptare Misse (Beqiri) Maloku ishte vetëm 25 vjeçe kur e takoi Jeffrey Epstein, duke u bërë shqiptarja e parë femër që rezulton të ketë pasur kontakte me të. Nga bisedat e publikuara kuptohet se mes tyre kishte një relacion jo vetëm shoqëror, por edhe afërsi personale, pasi flisnin për gjëra intime dhe i drejtoheshin njëri-tjetrit me fjalë të ngrohta. Emri i saj përmendet në 204 shkresa tashmë publike nga Departamenti i Drejtësisë, ku edhe pse disa janë të redaktuara, emri i saj i plotë mbetet i ekspozuar.

Sipas komunikimeve, Misse kontaktoi për herë të parë me Epstein më 8 shtator 2011. Në email-in e parë ajo shkruante:
“Përshëndetje Jeffrey, jam Misse, një shoqe e Tancredit. Ai më tha të të shkruaj në lidhje me qëndrimin tim në Nju Jork. Mikpritja juaj vlerësohet shumë! Do të mbërrij më datë 10 dhe do të largohem më datë 18. Tancredi më ka folur shumë për ju dhe për faktin sa shumë ju vlerëson, dhe mezi pres të takohemi. Me respekt, Missi.”

Asistentja personale e Epstein, Lesley Groff, i kërkoi më pas fotografi dhe të dhëna për shqiptaren. Pak më vonë, vetë Epstein hyri në komunikim, pasi sapo kishte përfunduar një dënim prej 18 muajsh për pedofili, duke shkruar mes të tjerash:

“Përshëndetje Misse, A mund të më dërgosh, të lutem, detajet e mbërritjes tënde në Nju Jork nesër? Kam rregulluar që gjatë qëndrimit tënd të akomodohesh në një nga apartamentet e tij për mysafirë. Adresa është 301 E 66th St. Do të jesh në apartamentin 4M. Portieri do të ketë një letër për ty me kodin e hyrjes së apartamentit; ne nuk përdorim çelësa, por tastierë me kod për të hyrë. A mund të më japësh edhe numrin tënd të telefonit?”

Takimi i parë u zhvillua më 17 shtator 2011 në vilën e Epstein në Manhattan. Pas këtij takimi, bisedat vazhduan me afrimitet, ku Epstein sugjeronte takime me shoqe të saj në Milano dhe plane për udhëtime në Paris, Karaibe dhe projekte në botën e modës. Misse përgjigjej duke përmendur se disa shoqe kishin frikë për shkak të marrëdhënieve personale.

Më 26 shtator 2011, ajo i shkruante:
“Zemër, e humba telefonin… lol. Jam në Suedi, kam punë këtu këtë javë, më 10 po nisem për në Milano. Si je? Po mendoja për ty dje… Xxx.”

Epstein e pyeste:
“Jam në Paris, ku je? Sapo mbërrita sot në shtëpi për Krishtlindje. Jam ende beqar, kam dalë me dikë, por nuk jam gati për asgjë serioze ende… Ku je ti?”

EMAIL: Më 23/12/2011, në orën 22:26, Jeffrey Epstein shkroi:

“Ku je dhe si e ka emrin ai?”

Komunikimi i fundit i publikuar daton më 22 mars 2012. Sot, Misse është 39 vjeçe, nënë e dy fëmijëve dhe ish-bashkëshortja e portierit danez të Manchester United, Anders Lindegaard. Ajo po rikthehet në ekran me “Ladies of London: The New Reign”, duke hapur një kapitull të ri, ndërsa historia e kaluar vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut.


Shtuar 26.02.2026 19:40