Dosja Metamorfoza/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-zyrtarin e Policisë, Ardit Hasanbegaj

SPAK ka dhënë pretencën për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe ish-zyrtarin e Policisë, Ardit Hasanbegaj, për shkak se dosja u veçua nga të pandehurit e tjerë të dosjen “Metamorfoza”.

Për investitorin strategjik u kërkua dënimi me 14 vite burgim, ndërsa për Ardit Hasanbegaj, u kërkuan 9 vite burg.

Të dy pavarësisht dënimit që do të marrin përfitojnë ulje të një të tretës nga gjykimi i shkurtuar. Dy të pandehurit akuzohen për sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Biznesmeni Pellumb Gjoka po gjykohet bashkë me disa të pandehur të tjerë me procedurë të zakonshme, për vrasjen e Gjin Ndojit në 2020, i njohur edhe me mbiemrin Boriçi.

Seanca e radhës u shty për më 9 mars, kur priten konkluzionet e avokatëve mbrojtës.