Këtë të enjte, ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është paraqitur në SPAK, ndërsa nuk i ka kursyer batutat dhe ironitë.
Nga hyrja e Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi tha se po ikën drejt një beteje ligjore shumë domethënëse.
“Mirëmëngjesi të gjithëve. Tani po ikim drejt një beteje ligjore shumë domethënëse. A jeni lodhur. Apo hiç fare”, tha Kryemadhi.
