Heqja e imunitetit të Ballukut/ Partia Socialiste mbledh sot qeverinë dhe deputetët, zbardhet agjenda

Këtë të enjte 26 Shkurt 2026, Grupi Parlamentar i PS-së, zhvillon një mbledhje të zgjeruar me ministrat e kabinetit qeveritar, e fokusuar në prezantimin e punës dhe raportimin për prioritetet kryesore.

Në takim pritet të diskutohet, por edhe të mbahet një qëndrim zyrtar në lidhje me imunitetin e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon autorizim për arrestim.

Takimi nis në orën 11:00 me fjalën hapëse të Kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Ministrat do të paraqesin raportet e tyre përkatëse, me një kohëzgjatje prej 7 minutash secili.

Në përfundim të mbledhjes, fjalën do ta marrë kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla.

Në seancën e 5 marsit socialistët dhe demokratët do të shkojnë me dy raporte për çështjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku.


Shtuar 26.02.2026 07:56