Nis peticioni kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës OVL-UÇK ka nisur një peticion kombëtar për një gjykim të drejtë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, raporton KosovaPress.

Ky peticion është një thirrje e hapur qytetare në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të ish-krerëve të saj që po përballen me procesin në Hagë, në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe të dinjitetit të saj.

Vuçiç i shqetësuar për Ligjin për të Huajt/ Paralajmëron afrimin trilateral të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë si cënim serb

Ky peticion do të realizohet në bashkëpunim me shtatë universitete, përfshirë një nga Tirana, një nga Shkupi dhe një nga Tetova.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka bërë të ditur se ky peticon hyn në fuqi që sot në sistemin online dhe në formë të shkruar.

“Ne nuk do ndalemi kurrë kundër Gjykatës Speciale jo kundër drejtësisë por padrejtësisë që po ndodhë. Ne kemi gjetur mbështetje nga shtatë universitete të Kosovës, në Tiranë një, Shkup dhe Tetovë. Ne kemi përgatitur një peticion kombëtar që do hy nga sot fuqi, Kemi dhe online dhe me letra”, tha Gucati.

Sipas peticionit, vendimi duhet të bazohet në prova dhe fakte te administruara në giykim.

Kërkohet respektim i plotë dhe të pakushtëzuar të të drejtave themelore të të akuzuarve, respektim të Ligjit për Dhomat e Specializuara të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, si dhe respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Përfshirë edhe heqjen e menjëhershme të masës së paraburgimit dhe përjashtim të menjëhershëm dhe të plotë të çdo prove të siguruar apo të pranuar nga autoritetet e Serbisë. /KosovaPress


Shtuar 25.02.2026 18:50

Tags: ,