Dhunë mes saj dhe Neada Muçës? Enxhi Nasufi flet për herë të parë për sherrin në Top Channel: Ja si qëndron e vërteta

Moderatorja Enxhi Nasufi ka komentuar për herë të parë largimin e saj nga programi i mëngjesit në Top Channel, ku u përfol se kishte edhe një konfrontim fizik me kolegen e saj Neada Muça.

Enxhi Nasufi ka mohuar se mes dy moderatoreve ka pasur përplasje fizike, por shton se ka pasur vetëm debate të forma mes tyre.

“E vërteta është kjo: në punë ka konflikte, ka debate. Konfrontime fizike? Kurrë. U mërzita në fillim kur lexova këtë gjë, është e shëmtuar. Nuk e doja këtë lloj vëmendjeje,” tha Nasufi.

Ndërsa po ashtu moderatorja zbuloi se nuk ka kontakte me ish-kolegen e saj dhe arsyeja sipas saj, lidhet me mënyrën se si ajo e koncepton komunikimin mes njerëzve.

“Unë i vlerësoj shumë njerëzit kur ulen me këmbë në tokë, të vijnë përballë e të komunikojnë me transparencë,” tha Nasufi,


Shtuar 23.02.2026 17:31