Që prej ditës së shtunë, më datë 21 shkurt, rruga Përrenjas-Librazhd është bllokuar për shkak të dëmtimeve që ky aks ka pësuar.
Siç shihet nga pamjet me dron, në vendin “Arrat e Gurrës” toka ka pësuar rrëshqitje masive të dherave, ndërsa janë dëmtuar edhe urat e ngritura gjatë ndërtimit të rrugës së re dytësore.

Nga pamjet shihet se si ka devijuar rruga, ndërsa një pjesë e asfaltit është thyer dhe është spostuar në anë të lumit Shkumbin, duke e bërë të rrezikshme lëvizjen e qytetarëve.
Kujtojmë se rruga do të hapej sot në mesditë për automjetet, por duket se kjo gjë nuk do të ndodhë.




