Sherr në një lokal në Burrel/ Një i plagosur, dy persona shpallen në kërkim

Një sherr ka ndodhur në një lokal në qytetin e Burrelit. Sipas informacioneve paraprake, një person është lënduar dhe ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Burrelit.

Më pas, ai është transportuar me urgjencë drejt Tiranë për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë, mbi ngjarjen janë shpallur në kërkim dy persona.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 23.02.2026 08:41