Policia reagon ashpër, Berisha largohet nga sheshi me maskë anti-gaz drejt Kuvendit

Opozita, e drejtuar nga kryetari Sali Berisha, zhvilloi këtë të premte (20 shkurt) protestën kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kërkoi largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në përmbyllje të protestës, militantët hodhën molotovë, fishekzjarre dhe sende të forta para godinës së Kryeministrisë, duke shkaktuar tensione ndërsa ka mbetur i lënduar një punonjës policie.

Sakaq, Policia e Shtetit ndërhyri ashpër për shpërndarjen e turmës, duke përdorur ujë nën presion dhe gazlotsjellës, ndërsa forcat e rendit krijuan perimetër sigurie përreth Kryeministrisë.

Pas betejës mes protestuesve dhe policisë, kryedemokrati i rrethuar nga deputetët e tjerë do të largohej me maskë anti-gaz drejt Kuvendit


Shtuar 20.02.2026 19:48

Tags: ,