Pasditen e kësaj të premteje, një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është regjistruar në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, në Tiranë.
Një grup të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin, e për pasojë ka humbur jetën njëri prej tyre.
Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mbetur Egli Pashollari 31-vjeç, i cili dyshohet të jetë goditur me thikë.
Policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar shkaqet dhe e plota të ngjarjes.
