Mëngjesin e sotëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është futur një zarf i zi, duke sjellë një vendim të rëndësishëm për garën.
Sipas njoftimit zyrtar, banori Kristi Lamaj, është përjashtuar përfundimisht nga gara për çmimin e madh.
“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet“-thuhej në Zarfin e Zi që u lexua nga Brikena.
Një javë më parë një zarf i zi mbërriti në shtëpine e Big Brother për Kristin i cili tentoi të largohej vetë përmes murit.
Gjatë Prime-t u hap një televotim, ku publiku vendosi ta rikthente sërish në shtëpi, ajo ishte tentativa e dytë e arratisjes së Kristit.
Ndërkohë, që ende nuk dihet, Top Channel dhe Big Brother VIP, kanë publikuar këto pamje.

