Aksident tragjik në autostradën Lushnje-Fier, humb jetën një person

Një aksident i rëndë, me pasojë një të vdekur, ka ndodhur mbrëmjen e sotme (18 shkurt), në autostradën Lushnjë-Fier.

Aksidenti u shënua në fshatin Rrapëz.

Një mjet taksi ka marrë përpara një person, i cili ka gjetur vdekjen menjëhershme.

Policia e qarkullimit ka shkuar në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe po kryen procedurat hetimore.

Ambulanca mbërriti në pritje të veprimeve për të transportuar viktimën në morg.

Mësohet se viktima, ende i paidentifikuar, mashkull, po tentonte të kalonte autostradën nga ana tjetër, por rrethanat dhe dinamika mbeten ende të paqarta.


Shtuar 18.02.2026 19:53