Një 22-vjeçar shqiptar i identifikuar si Lorik Abazi, është goditur me thikë për vdekje, në jug të Londrës.
Sipas BBC, Abazi, shqiptar i Kosovës, u gjet fillimisht i plagosur me thikë në Parkun Tregtar Valley në Hesterman Way rreth orës 01:15 të mëngjesit të dielës.
Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetojë.
Lidhur me ngjarjen janë arrestuar 3 persona, dy vajza, të dyja 25-vjeçare, dhe një burrë 28-vjeçar. Njëra nga vajzat është liruar me kusht.
Sipas raportimeve, përveç 3 të rinjve, janë arrestuar edhe katër të tjerë mes të cilëve dyshohet të ketë pasur një përleshje.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë kërkuar ndihmë se kushdo që ka informacion, pamje apo filmime që të ndihmojnë në hetim ti paraqesin ato.
