Detaje të reja janë zbardhur nga tentativa e grabitjes në një bankë të Nivelit të Dytë në Tiranë.
Raportohet se autori është futur me një çantë në filialin e “FiBank”, ku brenda saj kishte kallashin.
Sapo ka hyrë brenda, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në tokë.
Menjëherë te arka, Bardhyl Fusha, ka arritur që të marrë shumat e parave ndërkohë ka qenë një qytetar që ka lajmëruar policinë.
Patrulla ka qenë shumë afër dhe sapo ka mbërritur ka kapur autorin, duke dalë nga dera e bankës.
Menjëherë 58-vjeçarit i është sekuestruar çanta krahu, ku brenda saj janë gjetur lekët dhe një çantë ku u gjet arma e zjarrit.
Pas kontrolleve në çantën në fjalë, u gjetën 20 milionë lekë të vjetra.


