Këtë të enjte, një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, “FiBank”, në zonën e ish-parkut të Autobusëve, është tentuar të grabitet me armë zjarri pak momente më parë.
Mësohet se autori, i identifikuar si Bardhyl Fusha, ka qëlluar një herë me armë, pasi në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë.

Autori mësohet se nuk ka arritur dot të marrë lekë, pasi është neutralizuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2.
Bardhyl Fusha, është vënë në pranga, ndërsa në vendngjarje ndodhen forca të shumta policore për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

