Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, ku kërkohej largimi i tij pas skandaleve që përfshinë qeverinë.
Kryeministria u ndez nga flakët e zjarrit, pasi qytetarët kanë hedhur mjetet piroteknike drejt godinës në shenjë revolte.
Kreu i shtetit postimin e tij, e shoqëron me një foto të bombave molotov të përdor nga protestuesit e opozitës, Rama i tërbuar e ka cilësuar Berishën si një 80-vjeçar të damkosur dhe lajthitur.
Gjithashtu, Rama tha se disfata në zgjedhjet e ardhshme do të jetë edhe më e madhe për PD.
“Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë – pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves – që i shkon mbrapa një tetëdhjetë e kusur vjeçari të damkosur e të lajthitur! Uroj që drejtësia të bëjë drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkojë pa ngurrim bartësit e këtyre armëve me kapacitet vdekjeprurës! Sa për fatin politik të këtij cikli të ri jashtënxjerrjesh në bulevard, ai do të shkruhet si zakonisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një disfatë ende më shembullore se sa të mëparshmet, ndërkohë që ne do të vazhdojmë pa u ndalur rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.
Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë – pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves – që i shkon… pic.twitter.com/GUceunmNl1
— Edi Rama (@ediramaal) February 11, 2026
