Stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot jashtë funksionit/ Nga nesër probleme me furnizimin e ujit të pijshëm në Durrës

Nga dita e nesërme njoftohen të gjithë abonentët në Durrës se mund të ketë problematika në furnizimin me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) shkak për këtë situatë janë remontet e planifikuara nga OST, gjatë të cilave stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot nuk do të furnizohen me energji elektrike në intervalin ora 08:00 – 16:00.

Gjatë kësaj periudhe, kur stacionet do të jenë jashtë funksionit, SHRUKD do të kryejë riparime të planifikuara në tubacionin kryesor të furnizimit me ujë në zonën e Tarinit.


Shtuar 4.02.2026 17:11