Gareth Southgate kërkon të hyjë në histori të Anglisë teksa mbrëmjen e nesërme ka shansin e artë për ta bërë, por më parë duhet të mundë Italinë e Mancinit.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Southgat efoli për gjendjen psikologjike të skuadrës, për sfidën kundër Italisë si dhe për letrën e marrë nga Mbretëresha Elizabet.
Letra e Mbretëreshës: “Është bukur të marrësh një letër nga Mbretëresha dhe Kryeministri, është një mirënjohje për ne. Banorët këtu ku po stërvitemi na mbështetën dhe kuptuam se çfarë ndodh përtej ndeshjes, por tani ne jemi në finale dhe jemi këtu për të fituar. Jemi të lumtur ta lëmë këtë si një trashëgimi, por ne duam të shkojmë në shtëpi me Kupën në dorë”.
Përgatitja për ndeshjen: “Ne jemi gati, jemi të përgatitur taktikisht. Ata janë mësuar të luajnë në këto lloj ndeshjesh dhe ne jemi gati. Duam të bëjmë diçka të rëndësishme, diçka unike. Ky është momenti ynë, çfarë ka ndodhur në të kaluarën nuk është e rëndësishme”.
“It’s coming home”: “Unë nuk doja ta dëgjoja për 15 vjet sepse më lëndoi, por është humor anglez, asgjë fyese apo arrogante. Duhet të dini anglisht dhe historinë tonë për ta vlerësuar atë. Ekziston një atmosferë e shkëlqyeshme në ‘Wembley’. Është vendi ku kemi filluar karrierën të gjithë vite më parë: kjo u jep energji të jashtëzakonshme djemve, na ndihmon shumë”.