Elhaida dhe Lediani i japin fund lidhjes? Çfarë po ndodh mes tyre

Këngëtarja e njohur Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj, nisën lidhjen e tyre me shumë zhurmë dhe duket se që atë ditë për çiftin nuk ka pasur pushim, të paktën në publik.

Shpeshherë, ata janë përfolur për krisje të raportit të tyre, por dyshja ka treguar se pas çdo thashethemi për ndarje ata kanë vijuar bashkë.

E tillë duket tabloja edhe këtë herë. Mes Elhaidës dhe Ledianit, duket se aktualisht nuk ka asnjë komunikim.

Këngëtarja dhe partneri i saj e kanë hequr njëri-tjetrin nga “Instagram”-et.

 

 

Madje, artistja ka fshirë të gjitha postimet që ka pasur me të dashurin e saj. Nga ana tjetër, edhe balerini ka fshirë shumicën e fotove që kishte me Elhaidën, por gjithsesi ka zgjedhur që të ruajë disa.

 

 

Në postimet e saj në “Instagram”, Elhaida ka zbuluar se ndodhet në Shangai, ku vijon angazhimet me muzikën.

Sakaq, Lediani ka zgjedhur që të tregojë se nuk është pranë partneres së tij në këto ditë, duke shtuar dyshimet për një ndarje.

Nuk dihet nëse kjo krisje mes tyre është vetëm një debat mes çiftesh, apo këtë herë ndarja është përfundimtare.

Themi këtë, pasi shpesh herë e kemi parë këtë çift të distancuar nga njëri-tjetrit, me lëvizje të tilla në rrjetet sociale.

 

 

Kujtojmë që e njëjta situatë u përsërit edhe në fund të dhjetorit, ku Elhaida ishte e angazhuar me drejtimin e Festivalit të RTSH.

Aludimet u përhapën me shpejtësi, duke u kthyer në temë diskutimi në portale dhe komente ‘online’. Marrëdhënia mes këngëtares dhe balerinit vazhdoi pa probleme, pavarësisht “zhurmës” virtuale që u krijua.

Sinjali më i qartë erdhi mbrëmjen e natës së dytë të Festivalit, ku Ledian Agallijaj publikoi në rrjete sociale një postim që tregonte hapur mbështetjen dhe praninë e tij pranë Elhaidës, pikërisht në një moment kyç të karrierës së saj.

 

Kujtojmë që në intervistat e fundit, këngëtarja ka folur plot dashuri për partnerin e saj, duke na zbuluar se lidhja është në ditët e tyre më të mira.

Siç ka treguar ajo, ai e ka ftuar për të pirë kafe dhe i ka treguar se ishte ndarë nga partnerja që kishte prej 7 vitesh dhe se kishte rënë në dashuri me të.

“Ledi këtë ditë ishte shumë i lumtur kur më rrëfeu gjithçka. Më thotë “Elhajda, unë nuk jam më në një lidhje. Unë për ty kam ndjenja sa nuk di më as vetë ta mbaj, nuk më kërcehet, nuk më hahet, nuk më pihet, nuk mundem më, dua të ta them, nuk mundem më, nëse t’i më thua që ndjen gjysmën e saj qe ndjej unë, do të të të bëj njeriun më të lumtur në botë”, rrëfeu ajo në “The Dalina Show”.

 

 

Këngëtarja më tej, u shpreh mes lotësh se edhe sot pas tri vitesh nga nisja e lidhjes së tyre, balerinit i shkëlqejnë sytë kur ata janë bashkë.

“Në momentet që ne nuk ishim bashkë, me javë të tëra Ledi nuk më fliste. Tipik shqiptar. Nuk më fliste fare, nuk më shihte me sy dhe unë thosha ky ka ndonjë problem me mua dhe urren gjithë stafin që e ka vënë me mua. Do ketë ndonjë problem që nuk më flet gjatë provave, më fliste vetëm kur kishim shfaqjen. I disiplinuar. Ky miksim shqiptar me pak rus, se është rritur në Azerbajxhan, më çorientoi fare. Kur filloj kërcimi, çdo njeri nga nata e parë mendoi se ishim të lidhur, ndërkohë ne secili në punën tone”, – u shpreh Elhaida.

 

“Justifikimi” i marrëdhënies

Historia e tyre mori vëmendje të madhe në publik, pasi në atë kohë kur ata nisën romancën, Lediani ishte në një lidhje 7-vjeçare.

Këngëtarja Elhaida Dani, u ngjit edhe në skenën e Fest 63, ku mban edhe postin si drejtore artistike, për të folur për romancën e saj me balerinin, “justifikoi” romancën duke thënë se “u dashurova”.

 


Ledjan Agalliaj dhe ish-partnerja

“Nuk ishte një akt, një shfaqje, por një ndjesi e pastër një lidhje e vërtetë”, u shpreh këngëtarja në skenën e Fest 63, duke shtuar se “ajo që për mua ishte magji, për të tjerët u bë thjesht një arsye për të më ndëshkuar dhe gjykuar”, ndërsa balerini ndodhej në parapaskenë dhe e dëgjonte.

Elhaida Dani, i konsideroi kritikat ndaj saj si “një takë që thyhet dhe papritur rrëzohesh”, teksa theksoi se në momentin që bëri lidhjen publike me balerinin gjatë spektaklit hapi zemrën me publikun.

“Por si në një tavernë greke, ku pjatat thyen pa mëshirë, edhe zemra ime u thye. 3 ditë mjaftuan që gjithçka të ndryshonte, komente, sharje, akuza, më paragjykuan, më thanë tradhtare, njerëz që nuk më njihnin dhe nuk e kuptonin zemrën time, më dënuan pa mëshirë”, shprehej artistja në atë kohë.

 

 

Elhaida Dani: Ka momente në jetën e një artisti ku gjithçka që je, gjithçka që ke ndërtuar vihet përballë një bote që pret të të gjykojë.

Ndonjëherë nuk janë dritat e skenës ato që të verbojnë por janë hijet e paragjykimeve që të ndjekin pas.

Isha në atë sallë, në atë skenë duke kërcyer, duke ndjerë çdo hap, ritëm dhe ndodhi ajo që nuk e kishte parashikuar askush. U dashurova! Ku je? (I drejtohet balerinit dhe shikon nga salla) Ku të kam? Nuk ishte një akt, një shfaqje, por një ndjesi e pastër një lidhje e vërtetë.

Por ajo që për mua ishte magji, për të tjerët u bë thjesht një arsye për të më ndëshkuar dhe gjykuar.

E keqja është që ti e ndjen shumë thellë, si një takë që të thyhet papritur dhe rrëzohesh. Edhe unë u rrëzova, u rrëzova para syve që vëzhgonin çdo lëvizje timen, çdo hap, çdo shikim timin. E çuditshme është shumë sepse si artist, ti zgjedh ti hapësh zemrën publikut, të gjithëve. Por si në një tavernë greke, ku pjatat thyen pa mëshirë, edhe zemra ime u thye. 3 ditë mjaftuan që gjithçka të ndryshonte, komente, sharje, akuza, më paragjykuan, më thanë tradhtare, njerëz që nuk më njihnin dhe nuk e kuptonin zemrën time, më dënuan pa mëshirë. Unë mbeta aty e brishtë, e thyer, por unë jam mësuar të luftoj. Jam rritur me ëndrrën për të fituar, jam rritur me ëndrrën për të qenë ajo që nëna ime më thotë me krenari ‘kjo është vajza ime’.

Askush nuk të përgatit për momentet kur zemra jote bëhet objekt gjykimi, kur jeta jote private shndërrohet në një spektakël publik. Ata më thanë thjesht ‘ti nuk je e mirë’. Si mund të përgjigjesh kur je bërë copë, kur një takë thyhet, ajo nuk flet, vetëm shkëputet dhe unë në atë moment ndjeva diçka brenda meje u këput, por jo përgjithmonë. Unë e di që bota e një artisti mund të jetë mizore, çdo lavdërim dhe çdo sharje e ka fuqinë të të ndryshojë, të të bëjë më të fortë ose të të thyejë, dhe unë e mora dhimbjen dhe shndërrova në forcë. Sepse e di që nuk mund t’i pëlqesh të gjithëve, nuk mund ta detyrosh botën të të dojë, por mund të vazhdosh të jesh e sinqertë e veten tënde.

Kam derdhur lot për ata që u përpoqën të më thyenin, të më përdornin, të më përndiqnin dhe më gjykuan.

Në fund çdo gjë është për dashurinë time, sepse është dashuria ajo që të mban lotët me të cilët ndan dhimbjen dhe gjen forcën, këtë gjë nuk na e rrëmben askush. Prapë unë sot kthehem në skenë, i besoj botës një copë të jetës sime, zemrës time.

 

 

Si Elhaida Dani u bë “mollë sherri” që balerini t’i jepte fund marrëdhënies 7 vjeçare.

Ledian Agalliaj dhe Elhaida Dani, nisën romancën e tyre gjatë “Dancing With the Stars 1” dhe pas kësaj çifti shiheshin kudo bashkë e shfaqnin dashurinë e tyre në rrjetet sociale.

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj nuk arritën të fitonin “Dancing With The Stars”, por sigurisht që fituan njëri-tjetrin.

Ndonëse të shumtë ishin ata që e gjykuan këtë raport të lindur mbi fejesën e prishur të balerinit, dyshja duken më të dashuruar se kurrë e më pranë njëri-tjetrit.

Që pasi bënë publike romancën e tyre, Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj janë përballur me reagime nga më të ndryshmet të publikut. Balerini tha gjatë puntatës së fundit të “Dancing With The Stars” se ndjenja e tyre është shumë reale.

 

 

“S’e kam bërë, nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë, e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë njëri-tjetrin dhe aq”, u shpreh ai.

Më tej, erdhi dhe reagimi i Elhaidës, e cila u shpreh se ajo dhe partneri i saj nuk kanë thyer asnjë kod moral.

Ajo theksoi se vendosi ta bënte publike lidhjen e saj, për shkak të përgjegjësisë që ka si një personazh publik që është.

“Ka qenë një javë shumë intensive kjo që kaluam, kishim vendosur të mos reagonim asnjëri, unë nuk jam këtu për të edukuar një popull të tërë, por duke qenë se jam një personazh publik kam një lloj përgjegjësie kur bëj veprimet e mia në sy të publikut, e ndjeja të nevojshme të sqaroja vendin tim, fjalët nuk do të mbarojnë kurrë”, tha ajo.

 

 

Balerini kishte hyrë në këtë format i fejuar me bukuroshen Ditjona Bora, me të cilën kishte pasur një histori dashurie prej 7 vitesh.

Në fillim të spektaklit, ish-e fejuara e Ledianit dhe Elhaida, kishin një raport të mirë. Në rrjetet sociale, madje ajo komentonte në fotot që këngëtarja publikonte nga skena me balerinin.

 

“Artista”, shkruante Ditjona te fotoja e dyshes, duke vlerësuar kështu performancat e saj dhe të partnerit të saj.

Ish-çifti ishin prej vitesh në një lidhje dashurie, por duket se njohja e balerinit me këngëtaren “shkatërroi” marrëdhënin e tyre.

Elhaida Dani, u konsiderua një mollë sherri në prishjen e lidhjes së çiftit, që dukeshin shumë të dashuruar./Panorama


Shtuar 31.01.2026 11:18