Vrasja e Arjan Spahiut në vitin 2020/ Erion Alibej dëshmon me video-online për drejtësinë belge, çfarë dëshmoi bashkëpunëtori i drejtësisë për 4 orë

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej ka dëshmuar sot me video-online për drejtësinë belge. Konkretisht, Alibej ka dëshmuar gjatë procesit që po zhvillohet për vrasjen e mikut të tij, Arjan Spahiu, në vitin 2020, në lagjen Molenbek.

Dëshmia online për belgët, gjatë kësaj të hëne në GJKKO, ka zgjatur rreth 4 orë, në praninë e prokurorit të SPAK, Altin Dumani, dhe gjyqtarit Erjon Bani, sipas parashikimeve ligjore.

Arjan Spahiu, i njohur si “Arjani i Vogël” dhe i lidhur familjarisht me Alibej, konsiderohej financier i grupit, ndërsa po gërmonte për llogari të Erion Alibej mbi autorët e masakrës në Bradashesh, ku u ekzekutua Endrit Alibej dhe dy persona të tjerë në dhjetor të vitit 2018.


Shtuar 26.01.2026 20:26