Këtë të hënë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit, ku 56-vjeçari Mikel Ndoj, ka plagosur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare Xhesika Ndoj.
Sipas informacioneve policore, 56-vjeçari ka plagosur dhe një kalimtar të rastit, i cili kishte ndërhyrë në momentin kur Ndoj qëlloi vajzën e tij.
Sakaq, dy të plagosurit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për kapjen e 56-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
“Durrës / Informacion paraprak
Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56-vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24-vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.
I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).
Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit”, njofton policia.

