Pëson hemorragji cerebrale – hapet GoFundMe për modelen shqiptare Dajana Kalo

Modelja e njohur shqiptare, Dajana Kalo, po përballet me një situatë të rëndë shëndetësore pas një hemorragjie cerebrale si pasojë e një Malformacioni Arteriovenoz (MAV).

Siç thuhet, ajo nuk është në gjendje të lëvizë dorën dhe këmbën e djathtë dhe ka nevojë për kujdes mjekësor të specializuar.

Dajana gjithashtu do t’i nënshtrohet një operacioni shumë delikat në tru, pas së cilit do të nisë një proces i gjatë rikuperimi që përfshin rehabilitim intensiv, terapi fizike dhe trajtime neurologjike.

Është hapur po ashtu edhe një GoFundMe për të mbështetur trajtimin e modeles.

Mbështetësit mund të kontribuojnë dhe të ndajnë fushatën për të ndihmuar Dajanën të kalojë këtë moment kritik.

E njëjta duhet theksuar se është pjesë e showbizit që një kohë të gjatë.

Ajo ka qenë pjesë e disa klipeve të këngëtarëve të famshëm të estradës.


Shtuar 19.01.2026 16:45