‘O plaçkitës, Porti është afera jote!’ Ahmetaj i drejtohet Ramës/ Zbulon kompaninë që do marrë me koncesion terminalin doganor për 35 vite

Ish numri 2 i qeverisë Rama denoncon një tjetër aferë skandaloze lidhur me projektin e Porto Romanos. Dhënia e një koncesioni për një terminal doganor për kompaninë “Lidl”

Ahmetaj thotë se ky koncesion, – “akoma s’është firmosur kontrata, por përfaqësuesit e Lidl janë duke punuar atje”- i miratuar përmes ligjit për investimet strategjike, i jep kompanisë ekskluzivitet absolut për 35 vite, me rinovim automatik, në një zonë ku janë bërë shpronësime të pronave private nën pretekstin e “interesit publik”. E gjithë kjo ndodh përpara se porti i ri të jetë ndërtuar.
Ndërsa fton SPAK dhe gazetarët të investigojnë mbi këtë koncesion Ahmetaj i drejtohet drejtëpërdrejtë Ramës

“. O i marrë! O plaçkitës! Nuk jepet magazina doganore si investim strategjik. Çfarë do? Porti është afera jote? Po e kap njëherë e mirë portin ti, që deri kur të vdesësh ti ta kesh portin tënd? 35 vjet plus 35 vjet. Të gjithë atyre që janë shpronësuar për, në favor të Lidlit, ka shumë thashetheme, kush është mbrapa. Po le t’i investigojnë gazetarët. Po edhe SPAK-u mor le ta investigojë”

Ahmetaj bën thirrje që të ndalohet kjo aferë skandaloze.

Pjesë nga intervista

Arben Ahmetaj: Problemi tjetër. Janë bërë shpronësime për interes të privatit të shitura si interes publik. Sot është dhënë një koncesion, akoma s’është firmosur kontrata, por përfaqësuesit e Lidl janë duke punuar atje, një koncesion për terminal doganor, magazinë doganore, ekskluzivitet 35 vite me rinovim automatik, pra privatizim asetesh shtetërore në mënyrë indirekte, me ekskluzivitet që 5 km rreth nuk do ketë asnjë tjetër, dhe janë shpronësuar privatë në raport me konceptin e interesit publik dhe atyre privatëve që janë, janë shpronësuar që Lidl të bëjë këtë që po bën, që është që është me Kod Doganor nuk mund t’i jepet tani, se nuk ka port. Nuk ka port dhe nuk jepet si investitor strategjik magazina doganore. O i marrë! O plaçkitës! Nuk jepet magazina doganore si investim strategjik. Çfarë do? Porti është afera jote? Po e kap njëherë e mirë portin ti, që deri kur të vdesësh ti ta kesh portin tënd? 35 vjet plus 35 vjet. Që ta trashëgosh ti në mënyrë të padrejtë pasurinë e shqiptarëve. Të gjithë atyre që janë shpronësuar për, në favor të Lidlit, ka shumë thashetheme, kush është mbrapa. Po le t’i investigojnë gazetarët. Po edhe SPAK-u mor le ta investigojë.

Çim Peka: Dhe kush është sipas jush pra?

Arben Ahmetaj: Nuk jam Ansa dhe as 007-a. Unë ja ku e ke dosjen, do ta jap me vete. Të gjitha dosjet do t’i jap me vete. Dhe është skandal. Pra projekti Lidl, magazinë doganore, duke përdorur në mënyrë kriminale ligjin e investimeve strategjike, është një mënyrë po kriminale për të privatizuar dhe dhënë ku të do qejfi ty, dhe ku të do qejfi ty, pronën shtetërore.

I kërkoj çdo lloj institucioni që ka fuqi, nëse ka ngelur ndonjë, ta ndalojë. Ta ndalojë. Ta ndalojë. Se i është bërë dëm qytetarëve që janë shpronësuar, dhe po i bëhet dëm vendit, magazinë doganore pa u bërë porti që tani. Kush është mbrapa? Është interesante, do habiteni.


Shtuar 8.01.2026 23:06

Tags: ,