12 viktima dhe rreth 2000 raste të reja me koronavirus në Greqi

Greqia ka shënuar 12 viktima si pasojë e infektimit me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Ndërohë janë infektuar 1,997 persona duke çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në në 435,018 .

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 148 raportohet të jenë persona që kanë udhëtuar jashtë kurse 1,889 të tjerë kanë qenë raste kontakti.

Sa i përket rasteve fatale, numri total i viktimave në vend, bashkë me 12 rastet e fundit, shkon në 12,785 vdekje. Prej tyre, 95.2% kishin sëmundje shoqëruese ose/dhe ishin mbi 70 vjeç.

Numri i pacientëve që ndodhen në intubim është 141 (67.4% burra). Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç. 88.7% kanë sëmundje  shoqëruese. Që nga fillimi i pandemisë, 2,728 pacientë janë nxjerrë nga njësitë e kujdesit intensiv.


Shtuar 9.07.2021 18:11