Dita e parë e Vitit të Ri 2026, ka nisur me temperatura të ulëta. I ftohti dhe acari i dimrit mbizotëron në çdo cep të Shqipërisë.
Temperaturat në vend kanë arritur minimalisht -8 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës nuk do t’i kalojë vlerat 6 gradë.
Pavarësisht motit të kthjellët me Diell, temperaturat do të vijojnë të ftohta.
