Adriatik Lapaj shtron darkën e Vitit të Ri poshtë zyrës së Ramës: Në orën 12:00 ju pres në shesh

Në një natë si kjo ku të gjithë festojnë pranë njerëzve të tyre të zemrës, Adriatik Lapaj i cili prej ditësh po vijon të qëndrojë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama ka vendosur që të mos tërhiqet për asnjë moment nga qëndresa e tij.

Në rrjetet e tij sociale, Lapaj ka postuar një foto ku shihihet me mbështetësit e tij duke konsumuar darkën e fundvitit pikërisht poshtë zyrës së kreut të qeverisë.

“Në dt. 4 Janar, ora 12.00 (me shi, pa shi) ju pres në shesh masivisht!”, shkruan më tej kreu i “Shqipëria Bëhet”.

Postimi i plotë:

Gëzuar njerëz të mirë!
Deri në 12 me të shtëpisë, pas 12-ës ju pres në shesh. Në dt. 4 Janar, ora 12.00 (me shi, pa shi) ju pres në shesh masivisht!


Shtuar 31.12.2025 23:22