Tentuan të kalonin drogë nga dogana e Kakavijës dhe Qafë Thanës, bien në pranga dy të huaj

Policia kufitare ka arrstuar dy të huaj në Qafë Thanë dhe Kakavijë, pasi kanë tentuar të trafikojnë lëndë narkotike në sasi të vogla.

Të arrestuarit janë, njëri me shtetësi belge dhe tjetri me shtetësi polake.

Njoftimi i policisë:

Qafë Thanë – Kakavijë

Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike.

Goditen në Qafë Thanë dhe Kakavijë, 2 raste të trafikimit të lëndëve narkotike në sasi të vogla.

Arrestohen një shtetas belg në Qafë Thanë dhe një shtetas polak në Kakavijë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “BMË” që drejtohej  shtetasi belg M. Ë., 21 vjeç, banues në Belgjikë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi P. Ë., 37 vjeç, banues në Poloni. Gjatë kontrollit të ushtruar në motoçikletë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e Frontex-it, gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin  e Narkotikëve në DVP Korçë dhe DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 9.07.2021 11:48