Aksident me një të lënduar në Sarandë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident është shënuar ditën e sotme në segmentin rrugor Vrion- Krane, në kthesën e Finiqi. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kolektorin buzë aksit rrugor. Nga burimet paraprake mësohet se, në mjet ndodhej vetëm drejtuesi i tij, 65-vjeçari me iniciale, SH.XH.

Pas njoftimit të aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të bashkisë Finiq si dhe shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga automjeti i përmbysur. 65-vjeçari, është transportuar me urgjencë drejt spitalit në Sarandë për ndihmë mjekësore, me dëmtime që nuk përbëjnë rrezik për jetën. Ndërkohë, uniformat blu bëjnë me dije se, ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, dhe pritet të kryhet edhe testi i alkoolit ndaj drejtuesit të mjetit


Shtuar 23.12.2025 21:01