Kryeministri Edi Rama në aktivitetin “Smart city Albania” ka folur në lidhje me zbatimin e projektit për instalimin e një sistemi sigurie, përmes kamerave inteligjente.
Ai u ndal në monitorimin me kamera të shkollave, ku tha se një nga arsyet se përse kanë ndodhur tragjedi mes të miturve në shkolla, ishte pikërisht mungesa e monitorimit, ndërsa shtoi se kjo ka vështirësuar dhe punën e hetuesve dhe policisë.
“Vijnë në drejtori shtypin sustën dhe shihet çfarë ndodhi konkretisht.
Tragjeditë që kemi pasur me shkollat janë të lidhura me shumë arsye, por patjetër që lidhen dhe me faktin që mos pasja e pamjeve të qarta përpara, e vështirëson edhe më tej punën e hetuesve dhe policisë. Me këtë sistem perimetri i oborrit të shkollës është i vëzhguar 24 orë.
Edhe një element tjetër që ka shumë rëndësi, është ai që lidhet me pronën, me cënimin e pronës.
Duhet shumë transparente ajo që ndodh me rrugët kombëtare, aty ku policia Rrugore ka mbyllur sytë për çudi në rrugët kombëtare, kjo nuk e lejon më dhe me sistemin e administrimit që do të sjellin miqtë tanë nga Abu Dhabi ka një protokoll të qartë ku askush nuk mbyll dot më sytë”, tha ai.
