Analisti Andi Bushati, ka komentuar aksionin e SPAK për tenderat e AKSHI-t, teksa ka hedhur akuza se grupet kriminale, policia dhe biznesmenë, janë të përfshirë të gjithë për të vjedhur paratë e taksapaguesve.
Bushati tha gjatë një interviste mediatike se kur plani vjedhjes me tender nuk funksionon, atëherë në lojë futen edhe grupe kriminale që shantazhonjnë për ta cuar përpara projektin.
“Kur plani i vjedhjes me tender nuk realizohet, futet në pjesë edhe një grup kriminal, që të shantazhon për të çuar përpara projektin. Kur grupi kriminal mund të mos ketë sukses të plotë, ka mbështetjen e policisë, një njeri pyet, si mund të bësh tendera fallco, të vjedhësh lekët, të merresh me banda rrëmbyese, të kesh suportin e policisë?
Këtu vijmë te intervista e Ahmetajt, që tha është Agasi koordinator i krimit me Ramën dhe kjo shpjegon si vepron sahati pa u prekur. Vjedh me tendera, rrëmben, ke policinë suport në rrëmbim. Pa një pushtet të paimagjinueshëm askush nuk e bën dot”, tha Bushati.
