“Dorëzoni Belinda Ballukun dhe Ergys Agasin para drejtësisë”, Përplasjet dhe tensionet në Kuvend, Bardhi: Hajdutët e kanë vendin në burg dhe jo në Qeveri

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish lidhur me tensionet dhe përplasjet sot në seancë plenare, duke bërë thirrje që mazhoranca socialiste të dorëzoj para dritësisë Belinda Ballukun dhe Ergys Agasin.

Teksa ka publikuar disa momente nga përplasja e deputetëve me socialistët dhe gardën në Kuvend, Bardhi theksoj se “hajdutët e kanë vendin në burg dhe jo në Qeveri” dhe se Parlamenti nuk mund të jetë streha e qeveritarëve të korruptuar.

VIDEO
“Hajdutët e kanë vendin në burg dhe jo në Qeveri. Parlamenti nuk mund të jetë streha e qeveritarëve të korruptuar.

Dorëzoni Belinda Ballukun para drejtësisë!

Dorëzoni Ergys Agasin para drejtësisë!”, shkruan Bardhi.

Kujtojmë se seanca e sotme, e fundit për këtë vit, ka zgjatur një orë. Gjatë kësaj ore, seanca u shoqërua me tensione dhe kaos, teksa deputetët e Partisë Demokratike zunë vendet e ministrave socialistë, u përplasën me Gardën ndërsa disa hodhën flakadanë, kartona dhe ujë.

Demokratët kërkuan në sallë zëvendës kryeministren Belinda Balluku, e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, dhe për të cilin SPAK ka kërkuar autorizim për arrestim.


Shtuar 18.12.2025 17:03