Salsano Rrapi dhe Arilena Ara prezantuesë të Festivalit të Këngës në RTSH

Sonte (e mërkurë) hapet zyrtarisht nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSh, një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në vend.

Katër netë, më 17, 18, 19 dhe 20 dhjetor, do të sjellin për publikun 28 këngë konkurruese.

Moderatorë të këtij viti janë Arilena Ara dhe Salsano Rrapo, siç raporton Pop Art.
Nga provat e zhvilluara, PopArt Media ka siguruar edhe pamjet e para nga skena, duke zbuluar pamjen e dy moderatorëve dhe elementët kryesorë të skenografisë.

Arilena shfaqet me një fustan të bardhë elegant, me një dizajn të veçantë që thekson linjat dhe siluetën, ndërsa detajet me gurë i japin veshjes një prekje glamuroze.
Nga ana tjetër, Rrapi ka zgjedhur një paraqitje klasike dhe formale, me kostum të zi, këmishë të bardhë dhe papion, duke i qëndruar besnik stilit tradicional të një mbrëmjeje gala.

Duhet theksuar se gjithsej janë 28 konkurrentë, ku mbetet për t’u parë se si do të shkojë në vazhdim.


Shtuar 17.12.2025 17:20