Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Guras të Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri rrezikon të përhapet edhe në banesat e tjera përreth. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre.
