Nuk e dinte që do futej në Big Brother, reagon vajza e Fjolla Morinës

Hyrja e Fjolla Morinës në Big Brother VIP Kosova 4 mbrëmjen e së hënës u kthye menjëherë në momentin më të komentuar të spektaklit.

Këngëtarja, e cila njihet për energjinë dhe karakterin e saj të fortë, premtoi dinamika të reja që nga sekonda e parë brenda shtëpisë.

Ajo befasoi jo vetëm publikun, por edhe njerëzit e saj më të afërt.
Gjatë bisedave me banorët, Fjolla tregoi se hyrjen e kishte mbajtur të fshehtë pothuajse nga të gjithë, madje edhe nga vajza e saj e madhe, Lediana.

Sipas saj, Lediana nuk kishte marrë një konfirmim të plotë për pjesëmarrjen në format.

Lediana ndërkaq reagoi me një postim në Instagram duke treguar se edhe për të kishte qenë një surprizë.

Megjithatë, pavarësisht informacionit ka treguar mbështetje për të ëmën.


Shtuar 10.12.2025 15:58