Berisha tregon historinë e 11 majit: Më erdhi një person dhe trokiti në derë, la një zarf dhe iku, brenda ishin…

Ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi nje takim me aleatët e Federatës së Opozitës së bashkuar, ku rrëfeu një episod nga zgjedhjet e 11 majit, që sipas tij, i ishte treguar nga kryetari i një dege lokale të Partisë Demokratike.

Berisha tha se bëhej fjalë për një familje prej tre personash, mbështetës të opozitës, e cila pretendohet se është përballur me presione në natën e zgjedhjeve.

Sipas deklarimit të Berishës, kryefamiljari i kishte treguar se në mes të natës në derën e tyre kishte trokitur një person i panjohur, i cili kishte lënë një zarf dhe ishte larguar menjëherë.

“Në zarf shkruhej ‘mos shko nesër në zgjedhje’ dhe brenda ishin 1000 euro. Gjithë natën u rropata, të shkoj apo të mos shkoj. Nga ana tjetër ishte edhe kërcënimi brenda. Si përfundim nuk shkova”, citoi Berisha qytetarin.

“Duke ardhur këtu tek ju, prita kryetarin e një dege të PD. Çfarë më tregoi?! Një familje 3 veta, mbështetës të opozitës. Dy ditë pas zgjedhjeve më erdhi kryefamiljari më tha unë po të rrëfej një gjë: ‘Natën e zgjedhjeve trokiti në derë një person, la një zarf dhe iku. Në zarf shkruhej “mos shko nesër në zgjedhje” dhe ishin 1000 euro. Gjithë natën u rropata, të shkoj apo të mos shkoj. Nga ana tjetër ishte edhe kërcënimi ishte brenda. Si përfundimisht nuk shkova. Ky njeri i ndershëm”, tha Berisha.


Shtuar 5.12.2025 12:05