GJKKO, ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim te kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli.
Kristjan Shkreli, u mor i pandehur për korrupsion zgjedhor, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Sipas SPAK, ai u kërkoi banorëve vota në favor të PSD-së duke ofruar të mira materiale.
Zyrtarit të lartë vendor iu sekuestrua aparati celular nga SPAK.
Gjatë fushatës kryeministri Edi Rama iu drejtua Shkrelit në një takim: “Kristian, mos më luaj me dy porta”.
Shkreli është përfaqësues i zgjedhur i PS, por njihet dhe si i afërt me PSD e Tom Doshit.
