Pamjet “magjike” nga Alpet shqiptare nën petkun e dëborës (VIDEO)

Alpet shqiptare me bukuritë e tyre natyrore, mbeten ndër atraksionet e preferuara në çdo periudhë të vitit, sidomos në stinën e dimrit ku të mbuluara nga dëbora ofrojnë një pamje të mrekullueshme.

Këtë të enjte, kryeministri i vendit Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Alpet e Shqipërisë, të cilat këto ditë të para dhjetori janë zbardhur nga dëbora dhe ftojnë të pasionuarit pas alpinizmit t’i vizitojnë ato.

Parku Kombëtar nga Alpet e Shqipërisë, është një nga territoret më atraktive dhe më magjepsëse të trevave shqiptare me bukuri të shumta natyrore dhe pasuri të mëdha turistike.

Të përfaqësuara nga një reliev malor me kontraste të shumta, të përshkuara nga lugina lumenjsh me ujëra të kristalta, gryka dhe qafa malesh që të intrigojnë të vazhdosh më tej për të eksploruara natyrën, me një bimësi të pasur, Alpet shqiptare përfaqësojnë një perlë me vlera unikale për Shqipërinë.

Majat e maleve në këtë territor duket sikur arrijnë qiellin. Bukuria mahnitëse e tyre pasqyrohet në ujërat kthjellta të lumenjve si Shala, Valbona, Curraj, Cemi, Moraça, etj., si dhe në liqenet akullnajore të tilla si ato të Pejës, Jezercës, Dobërdolit, Sylbicës etj., ofrojnë një qetësi përrallore dhe një nivel adrenaline, e cila ndryshon në çdo moment që shijon bukuritë e shumta të kësaj hapësire.

 


Shtuar 4.12.2025 09:21