Drama jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4 nuk po mungon, teksa vëmendja e publikut është përqendruar te marrëdhëniet dhe afrimitetet që po krijohen brenda lojës.
Së fundmi, ka reaguar edhe Michelle Veronesi, ish-e dashura e banorit Klodiani, duke ngjallur diskutime të reja në rrjetet sociale.
Michelle ka publikuar një video në TikTok, ku shihet duke bërë dolli, ndërsa në mbishkrim ka shkruar: “Po ngre dolli që nuk kam pse të shqetësohem për atë që bën ish-i im, sepse është në Big Brother duke u filmuar 24/7 dhe më etiketojnë vetëm në montazhet ku e shoqërojnë me një djalë”.
Po ngre dolli që nuk kam pse të shqetësohem për atë që bën ish-i im, sepse është në Big Brother duke u filmuar 24/7 dhe më etiketojnë vetëm në montazhet ku e shoqërojnë me një djalë. #bbvipks4 pic.twitter.com/gzAyiq66Ae
— ✨ (@1_lady_11) December 3, 2025
Reagimi i saj duket qartë se lidhet me afërsinë e shumëkomentuar që Klodiani ka krijuar brenda shtëpisë me banorin tjetër, Londrimin. Të dy janë parë shpesh duke bashkëvepruar me një kimi të dukshme, duke përqafuar, duke ndarë momente të ngrohta dhe gjeste të afërta që kanë ngjallur kuriozitetin e publikut.
Fansat në rrjete sociale tashmë po spekulojnë mbi natyrën e këtij raporti, ndërsa videoja e Michelle-së është komentuar gjerësisht si një reagim i qartë ndaj situatës.
