Haxhi Shehu është i riu i cili është qëlluar dy herë me thikë pasditen e kësaj të mërkure në Qerret. Burime bëjnë me dije se autori i ngjarjes, Egzon Sinani, është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit.
Shkaqet dhe rrethanat e sherrit mes të rinjve janë ende të paqarta ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet. Sakaq, burime bëjnë me dije se i plagosuri Shehu vijon të jetë në ambientet e spitalit ndërsa gjendja raportohet jashtë rrezikut për jetën.
