Reshjet e shiut dhe dëborës edhe nesër në Shqipëri, do shoqërohen me shtrëngata dhe stuhi

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak raporton se reshje e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e mëngjesit.

Të lidhura

None found

Gjatë ditës reshjet parashikohen të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Në intervale të shkurtra kohore, do të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në Alpe dhe në verilindje-lindje në lartësinë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët, në Alpe hera-herës stuhi dëbore.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 18m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë.


Shtuar më 26.11.2025 16:05

Tags: ,
En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş