Manchester City është mundur në shtëpi me shifrat 2-0 përballë Bayer Leverkusenit.
Anglezët luanin për kreun e renditjes edhe pse kishin bërë rotacion në ekip duke ulur në stol Haland. Por gjermanët u treguan shumë cinikë duke shfrytëzuar maksimalisht rastet e tyre dhe pasi gjetën avantazhin me Grimaldon në pjesën e parë, dyfishuan me Shik në të dytën duke marrë një fitore të artë.
Juventusi mposhti Bodø/Glimt 3-2, duke siguruar fitoren e parë evropiane të sezonit dhe duke u zhvendosur përkohësisht në vendin e playoff-it. Bardhezinjtë luftuan kundër shpejtësisë së norvegjezëve në pjesën e parë, u ndëshkuan nga Blomberg pas një goditjeje nga këndi.
Në pjesën e dytë, skuadra e Spallettit i ndryshoi gjërat me golat e Openda (goli i tij i parë për Juventusin) dhe McKennie. Pak para kohës shtesë, Bodø barazoi rezultatin nga një penallti me anë të Fet, por në minutën e 91-të, David shënoi golin e tij të parë pas tre muajsh dhe i dha skuadrës së tij tri pikët e para në Evropë.
Napoli tregon praninë e tij në Champions. Skuadra e Contes mposhti Qarabag-un 2-0, duke u ngjitur në shtatë pikë në renditje dhe duke u rikthyer në rrugën e duhur për kualifikim. Në stadiumin Maradona McTominay (65′) dhe autogoli i Jankovic (72′) vendosën ndeshjen.
Fiton Dortmundi, 4-0 ndaj Villarreal. Guirassy ishte ylli i mbrëmjes, duke shënuar dy gola, ndërsa Adeyemi shënoi të tretin, për të kompletuar pokerin me Svensson.
Slavia dhe Athletic u ndalën në fund në një barazim pa gola në Pragë.

