Dita e Alfabetit, urimi i Ramës: Fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha

Këtë të shtunë, në një postim në  llogarinë e tij personale “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka uruar Ditën e Alfabetit, duke u shprehur se është dita që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor, por si një univers identiteti, mendimi e kulturash.

Rama thekson se fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha.

Urimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES 😊 dhe gëzuar Ditën e Alfabetit, ditën që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor, por si një univers identiteti, mendimi e kulturash në rrugën drejt së ardhmes ku fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha ❤️🦅🖤”, shkroi Rama.

 


Shtuar 22.11.2025 09:05